Kryetar i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në emisionin “Debat Plus”, ka treguar kushtet e tij për PDK-në.
I pari i Drenasit ka thënë se nëse lideshipi i PDK-së nuk reflekton për atë çka ka bërë në Drenas, në zgjedhjet Nacionale do të dalë me iniciativën e tij politike.
“Nëse lidershipi PDK-së nuk reflekton, me ka në zgjedhjet nacionale me iniciativë teme”, ka thënë Lladrovic.
Ai nuk ka treguar emra se kush mund t`i bashkohet, por ka thënë se po punon me njerëz të mirë të këtij vendi.
“Unë jam tu punu që njerëzit më të ndershëm, më të mirë të këtij vendi me i ofrua”, ka thënë Lladrovci.
Javën e kaluar, Nacionale ka raportuar se Lladrovci po planifikon formimin e një subjekte të ri politik për zgjedhjet e reja, duke u ndarë përfundimisht nga PDK-ja.
Burimet e gaztës Nacionale kishin treguar se Lladrovici ka filluar të ndërtojë një listë të kandidatëve për deputetë, me të cilën po synon të garojë në zgjedhje e ardhshme nacionale, të cilët pritet të mbahet brenda këtij viti.
Të njëjta burime i kanë thënë gazetës se për të mos e bërë këtë, LLadrovci ia ka paraqitur disa kushtet lidershipit të PDK-së.
Njëra ndër këto kushte është që kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, të jap dorëheqje deri ë 10 nëntor.
Gazeta Nacionale i ka parë disa emrat për të cilët Lladrovci po pretendon se do t`i ketë në listë.
Ata janë figura të njohur politike dhe ushtarake në vend. Disa prej tyre më herët kanë qenë në politike e disa nuk kanë qenë.
Gazeta e ka kontaktuar njërin prej këtyre figurave, duke e pyetur nëse do t`i bashkohet kësaj liste, por ai e ka mohuar një gjë të tillë.
