Një grabitje e armatosur dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Duhël të Suharekës.
Sipas informacioneve të deritanishme, cak i grabitjes ka qenë një automjet transportues që kryen shërbime postare.
Burime të Gazetës Nacionale kanë bërë të ditur se grabitësit fillimisht kanë qëlluar me armë zjarri pjesën e pasme të automjetit dhe pasi kanë arritur ta ndalojnë, nga shoferi kanë kërkuar të hollat nën kërcënimin e armës.
Grabitësit dyshohet se kanë arritur të marrin rreth 10 mijë euro të cilat shoferi po i barte me vete, e që ishin pagesa të kompanisë private që kryen shërbime postare.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tashmë janë duke kryer hetimet rreth rastit.
