Pa izen e Lumir Abdixhikut, Xhafer Tahiri bën marrëveshje me VV për balotazh në Vushtrri (dokument)

Një koalicion paszgjedhor është arritur sot në Vushtrri mes kandidatit të LDK dhe atij të Vetëvendosjes, shkruan Periskopi.

Periskopi merr vesh se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri këtë marrëveshje e ka nënshkruar pa pasur autorizim nga partia dhe kryetari i LDK-së.

“Të nderuar/a, Ju rikujtojmë se Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosoves nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion para certifikimit të rezultateve zgjedhore. Çdo veprim individual do të trajtohet në organet më të larta partiake, sipas Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kërkesat për koalicione shtrohen nga Degët tek Kryesia pas certifikimit të rezultateve dhe trajtohen me kohë. Me respekt, Sekretariati i LDK-së”, thuhet në mesazhin e siguruar nga Periskopi.

Në rezultatet e zgjedhjeve në këtë komunë, VV mori 26.28%, kurse LDK-ja mori 21.62 për qind.
Në këtë komunë më së shumti përqindje të votave mori Partia Demokratike të Kosovës me kandidatin e saj Ferit Idrizi.

Idrizi mori saktësisht 38.08% të votave.
Kjo komunë deri tani është drejtuar nga Ferit Idrizi i PDK-së.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME