Përfshihet nga flakët një hotel në Tiranë

Është përfshirë nga flakët kati i parë i një hoteli mbrëmjen e sotme në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, ku dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë, ka rënë zjarr në katin e parë të një hoteli.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME