“Mos i ço në bankë, t’i mbaj unë paratë më mirë ”/ 8 vite burg për priftin që mashtroi të moshuarin dhe i zhvati 250 mijë euro, rinovoi shtëpinë e tij

Një burrë 75-vjeçar nga Kavala, Greqi, humbi 259,000 euro kur ra viktimë e mashtrimit nga një prift, i cili u dënua me tetë vite burg.

Sipas avokatit, prifti fitoi besimin e të moshuarit duke i thënë se paratë do t’ia ruante ai më mirë se bankat, meë më tepër fitim. Megjithatë, në vend që t’i investonte, ai i përdori paratë për të rinovuar shtëpinë e tij.

Prifti e bindi 75-vjeçarin që ta bënte bashkëpërfitues në llogarinë e tij dhe vetëm në një muaj i “rrëmbeu” paratë. Viktima, i cili jetonte vetëm, po përballet me probleme serioze financiare dhe tani jeton në azilin e pleqve të Mitropolisë së Kavalës.

Pas zbulimit dhe denoncimit të rastit, prifti u përball me akuzën e përfitimit të parave përmes mashtrimit, duke u dënuar nga Gjykata me 8 vite burg.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME