Eni Cobani “shkund” shtetin: Zbulon arsyen e vërtëtë të vr*sjes se Astrit Kalasë, ja pse Shkambi kreu vrasjen

“Shihemi në Gjyq” nisi me një ngushëllim për familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga një atentat në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Konflikti që përshkallëzoi deri në këtë ngjarje është trajtuar edhe në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan më 6 dhe 20 tetor të vitit të kaluar. Gjon Shkambi u përball me dy nga banorët që gjendeshin në godinën që ai thoshte se ia kishin zaptuar.

Juristja Eni Çobani bën një përmbledhje të ngjarjes dhe zhvillimeve ligjore për të shpjeguar zanafillën e deri në situatën e sotme. Ajo i referohet fundit të rubrikës ku tha se “o Gjon Shkambi është pronar, ose banorët janë të ligjshëm në godinën ku rrinë dhe këtë përfundim do ta japë sërish shteti.” Sot e kësaj dite, bashkia Shkodër thotë se ka njerëz që banojnë në një godinë shtetërore dhe duhet t’u marrë qira, por kjo nuk dihet nëse ndodh.

Në vitin 1996, babai i Gjonit, Mark Shkambi, ka fituar të drejtën e njohjes si pronar nga Komisioni i Kthimit të Pronave. Në gjyqin e vitit 2002, ka fituar përfundimisht të drejtën e parablerjes.

Në vitin 2021, i ndjeri Astrit Kalaja ka gjykuar themelin e kësaj prone duke mos e njohur përfundimisht familjen Shkëmbi. Kjo ka qenë pika kyçe që ngjarja ka marrë një tjetër kthesë. Sërish, ai ka gjykuar një pronë tjetër të familjes Shkambi dhe ka rezultuar se dokumentet nuk gjenden. Banorët e godinës pretendojnë se dokumentet janë falsifikuar.

Por kontraa për banorët ishte vetëm 12 muaj dhe nuk dihet ende mbi ç’baza ata vijojnë të qëndrojnë në godinë. Gjon Shkambi rezulton të jetë pronari me certifikatë ligjore që nuk u ekzekutua kurrë. Vendimmarrja e fundit e Astrit Kalasë bëri që çështja të rikthehej në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër duke çuar në atentatin e kryer nga Elvis Shkambi.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME