Kurtit po i ecin ditët për formimin e Qeverisë, paralajmëron “biseda dhe komunikime”: Kam afat deri më 26 tetor

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në konferencën e sotme është pyetur për formimin e qeverisë. Ai tha se dita e fundit e afatit 15 ditor për votimin e qeverisë është 26 tetori.

Kurti tha se njëherë janë duke e bërë analizën e rezultateve zgjedhore të ditës së djeshme, por shtoi se në këtë javë do të nisin bisedimet për qeverinë.

“Dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca ku unë prezantoj kabinetin e ri qeveritar është 26 tetori. Këto ditë jemi të përqendruar në analizën e përgjithshme dhe të hollësishme të rezultateve të zgjedhjeve lokale por shumë shpejt, qysh në këtë javë do të fillojmë komunikimin dhe bisedat edhe për qeverinë qendrore sepse Kosovës i duhet edhe një mandat i ri i qeverisë sonë, neve na duhet një mandat tjetër në përputhje me rezultatin e 9 shkurtit sivjet por edhe unë si kryeministër në detyrë kam hyrë në muajin e 7 të vitit të pestë të mandatit të plotë katërvjeçar dhe duhet ta kemi një mandat rregullt i cili pa dyshim do të fillojë porsa ne ta nxjerrim në seancë përbërjen e re të qeverisë Kurti 3. “

Ai tha se nuk e presin 26 tetorin për ta formuar qeverinë.

Unë tregova se kur është afati i fundit, kjo nuk d.m.th. që seanca për qeverinë e re do të jetë më 26 tetori, por 26 tetori është dita e fundit që mund të mbahet ajo.”

“Në momentin që ne konsiderojmë që komunikimi dhe bisedat kanë rezultuar të suksesshme ne pa vonesë, nuk presim 26 tetorin, por 26 tetori është afati i fundit”, tha ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME