11.3 C
Pristina
E premte, 25 Tetor, 2024

Behgjet Pacolli tregon pse nuk mori pjesë sot në rivarrimin e Liridonës

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar pse nuk mori pjesë sot në rivarrimin e Liridona Ademaj.

Pacolli, ka thënë se a ndodhet në një vizitë në lindjen e larget Kinë, por që familjarët dhe bashkepuntoret e tij vazhdojnë te qëndrojnë afër familjes së Liridonës.

Ndërsa ka shtuar se Liridona do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë.

Postimi i plotë:

Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot.

Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e larget Kinë ( familjardt e bashkepuntoret e mi vazhdojne te qëndrojnë afer familjes se Liridones dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua).

Unë xhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë.

U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here