Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit ditën e djeshme 6 tetor ka marrë vëmendjen edhe të mediave të mëdha ndërkombëtare.
Ky lajm i rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar është trajtuar nga mediat më të mëdha si CNN, Al Jazeera apo edhe The Guardian.
CNN e trajton shkrimin me titull: “Një person i armatosur arrestohet në Shqipëri pasi qëlloi dhe vrau gjyqtarin në sallën e gjyqit”
Teksa trajton ngjarjen, në fund CNN e ve theksin tek reforma në drejtësi: “Pas reformave të gjithanshme gjyqësore të nisura në vitin 2016 me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, dhjetëra mijëra raste janë vonuar për vite me radhë”.
Ndërsa The Guardian shkruan: “Gjyqtar i vrarë nga të shtëna me armë në sallën e gjyqit në Shqipëri”.
Ndërsa Al Jazeera shkruan: “Një burrë në gjyq në Shqipëri vret gjyqtarin dhe plagos dy të tjerë me armë zjarri”



