Çka duhet të bëni kur nuk ua marrin 2 eurot?

2 eurot false tashmë janë bërë problem i madh kombëtar. Qytetarët po përballen përditë me të.

“Sa herë po pagujë me dy euro pom doket vetja njëfar krimineli” – tha studiuesi Agron Demi.

Një fenomen i ri është se shumë biznese ndërruan përnjëherë qasje: edhe pse i merrnin edhe falset, tash s’po i marrin as origjinalet. Çka duhet të bëni ju si qytetar?

Mos-pranimi i 2-eurove nga bizneset është i kundërligjshëm. Banka Qendrore e Kosovës tashmë ka treguar se asnjë biznes nuk ka të drejtë të refuzojë 2-eurot.

“Asnjë autoritet tjetër nuk mund të vendos për ndalimin ose lejimin e asnjë instrumenti të ligjshëm të pagesave,” – ka thënë njoftimi i BQK-së.

Prandaj, secili qytetar që përballet me një situatë të tillë të sikletshme – kur nuk ia marrin 2-eurot – duhet ta thërras menjëherë Inspektoriatin.

Imagjinoni sikur qytetari që kishte kursyer qindra 2-euro duke mos pirë duhanin përnjëherë ta merrte vesh se 2-eurot nuk po pranohen?

Pra, askush nuk ka kurrfarë të drejte që të refuzojë 2-eurot nga ju. Kjo është njësoj sikur të ju vjedhin ndër sy para prej jush.

Dhe krejt çka duhet të bëni, është një thirrje telefonike.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here