Bie bora e parë në Kosovë

Mëngjesi i së enjtes, 2 tetor, ka sjellë borën e parë të këtij sezoni në Kosovë. Vendet malore, kryesisht në rajonin e Dukagjinit, janë mbuluar nga reshjet e dendura të borës.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se bora ka zbardhur Prevallën, Brezovicën, Brodin si dhe zonën e Strellcit në Deçan.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar më herët për mundësinë e reshjeve të borës në fillim të tetorit në viset malore.

Ndërkohë, në zonat e ulëta moti po shoqërohet kryesisht me shi.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME