Revista franceze heq pjesën III dhe emrin nga punimi, pasi Dimal Basha e Arsovska u morën vesh

Një punim shkencor me autorë Jana Arsovskën dhe Dimal Bashën i botuar në vitin 2012 e në të cilin flitej zi e terr për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka nxitur një debat të madh në Kosovë. Kjo pasi që bashkautori i punimit, Dimal Basha, tashmë ishte zgjedhur edhe në krye të Kuvendit të Kosovës.

Duke parë gjithë reagimet, Basha kishte vendosur që të dilte me një sqarim, duke provuar ta distanconte veten nga shkrimi.

Basha pretendonte se ishte autor vetëm i pjesës së tretë të punimit dhe se s’kishte përgjegjësi për kapitujt ku shkruhej se si UÇK ishte financuar nga para të krimit e drogës.

Në një përgjigje për Gazetën Express, drejtori i Revistës “Revue Etudes Caribéennes” e universitetit francez “Université des Antilles”, Olivier Dehoorne, ku Arsovska e Basha e kanë publikuar punimin e tyre, thotë se sa i përket përgjegjësisë së autorëve, në kuadër të nivelit akademik, botimi konsiderohet si i përbashkët.

“Në nivel akademik, ky botim konsiderohet si një bashkë-botim”, ka thënë për Express Olivier Dehoorne.

Dehoorne tutje shton se kur një punim dorëzohet kolektivisht, revista nuk merret me pjesë specifike të punimit, se kush, çfarë ka shkruar.

“Kur një artikull dorëzohet kolektivisht, ne nuk kujdesemi për shkrimin specifik të secilës pjesë. Ky aspekt ka të bëjë vetëm me autorët në punën e tyre në grup”, ka thënë ai.

I pyetur se a keni ndonjë provë, apo a keni marrë ndonjë shënim nga Dimal Basha që nga viti 2012, se ai është përgjegjës vetëm për pjesën III të këtij botimi, Dehoorne thekson se nuk merren me këtë aspekt, kur artikulli dorëzohet kolektivisht.

Në fund, Dehoorne ka konfirmuar se sa i përket punimit në fjalë, kanë pranuar kërkesën e Dimal Bashës për të fshirë emrin e tij dhe pjesën III të punimit, në marrëveshje me bashkëautoren Arsovska.

Drejtori i revistës franceze thotë se e kanë përmbushur kërkesën e Arsovskës dhe Bashës.

“Së fundmi, në rastin e artikullit të përmendur, sapo kemi marrë një kërkesë nga autori për të fshirë emrin e tij dhe pjesën 3 të artikullit, në marrëveshje me bashkautoren e tij. Ne e kemi përmbushur kërkesën e tyre.”, ka përfunduar për Express Olivier Dehoorne./Express/

Deficiti më i madh tregtar në histori – AKB: Qeveria po e shkatërron ekonominë me modelin aktual
Read more

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME