Al-Sharaa me fjalim historik në OKB: Izraeli na sulmon, por ne duam paqe – Qëndrojmë pranë popullit të Gazës

Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, duke marrë një fjalë historike për herë të parë në gjashtë dekada përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deklaroi sot se sulmet dhe goditjet izraelite ndaj vendit të tij vazhdojnë, por Siria mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe marrëveshjes për shkëputjen e forcave të vitit 1974, drejt një skenari paqeje dhe prosperiteti për rajonin.

“Ne jemi të vendosur të rikthejmë lavdinë, dinjitetin dhe nderin e Sirisë. Sot deklaroj përpara jush se triumfi i së vërtetës mbi të rremen ka ardhur, dhe e rremja është shuar. Siria po rikthen vendin e saj të drejtë mes kombeve të botës”, tha al-Sharaa nga foltorja e OKB-së në New York.

Presidenti tranzitor sirian falënderoi vendet që kanë ndihmuar dhe mikpritur refugjatët sirianë, duke përmendur Turqinë, Katarin, Arabinë Saudite, të gjitha shtetet arabe dhe islame, si edhe Bashkimin Evropian dhe SHBA-të.

Ai nënvizoi vuajtjet që Siria ka përjetuar gjatë viteve të luftës dhe shkatërrimit, duke theksuar se vendi i tij është ndër popujt më të vetëdijshëm për tmerrin e luftës. Për këtë arsye, Siria qëndron fuqimisht pranë popullit të Gazës.

“Historia siriane nuk ka përfunduar. Ajo vazhdon të shkruajë një kapitull të ri të titulluar ‘paqe, prosperitet dhe zhvillim’. Qoftë Paqja e Zotit mbi ju,” përfundoi al-Sharaa fjalimin historik.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME