Donika Gërvalla, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla dhe Rozeta Hajdari po marrin pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Liridona Ademajt, 30-vjeçares nga fshati Rracaj i Gjakovës e cila u vra të mërkurën në Prishtinë.
Katër anëtarët e kabinetit qeveritar janë parë të hënën në ceremoninë e rivarrimit të Ademajt, tregojnë fotografitë nga ceremonia që po zhvillohet në vendin e lindjes së Liridona Ademajt.
Ministret Gërvalla, Haxhiu dhe Hajdari janë parë së bashku në ceremominë e rivarrimit, tregon një fotografi e publikuar nga Gazeta Express.
Pjesëmarrëse në ceremoninë e rivarrimit të Ademajt është parë edhe Teuta Haxhiu, ish-deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila është me prejardhje nga Gjakova.