Nderohet heroi Afrim Bunjaku – djali i tij përlotet gjatë homazheve

Në dyvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, sot është nderuar rreshteri Afrim Bunjaku i cili ra heroikisht gjatë këtij sulmi.

Familjarë, zyrtarë të lartë shtetërorë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe qytetarë të shumtë vendosen kurora lulesh tek varri i rreshterit.

Në ceremoninë e homazheve, një moment prekës preku të gjithë të pranishmit, ku djali i heroit Bunjaku nuk i mbajti lotët pas vendosjes së luleve pranë varrit të babait të tij.

Ai shihet teksa ngushëllohet nga të pranishmit dhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Figura e Afrim Bunjakut mbetet simbol i sakrificës dhe guximit në mbrojtje të rendit kushtetues, jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME