Pesë ditë pas pezullimit të dialogut, Osmani telefonatë me zyrtarin e lartë të DASH

Pesë ditë pas pezullimit të dialogut strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit.

Presidentja Osmani bëri të ditur se gjatë bisedës është përqendruar në rëndësinë e ruajtjes së një aleance të fortë me SHBA-në dhe nevojën për koordinim të ngushtë me partnerin kryesor strategjik të Kosovës.

“Aleanca e qëndrueshme me Shtetet e Bashkuara ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik,” theksoi Osmani.

Ajo shtoi se, si Presidente e vendit, do të angazhohet me administratën amerikane për të mbrojtur dhe avancuar këtë aleancë të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

“Sot kam pasur një bisedë telefonike me Zyrtarin e Lartë të Departamentit të Shtetit për Europën, Brendan Hanrahan, gjatë së cilës theksova rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimin e koordinimit të ngushtë me partnerin tonë kryesor.

Aleanca e fortë me SHBA-të ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik.

Si Presidente e vendit tim, do të angazhohem me administratën e Presidentit Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë, e cila bazohet në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, shkruan Osmani në X.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME