Osmani e përforcon kabinetin, ish-deputetin shqiptar e emëron këshilltar për politikë të jashtme

Presidentja Vjosa Osmani është përforcuar edhe me një këshilltar.

Ish-deputeti shqiptar, Kreshnik Çollaku, ka bërë me dije se nga sot është këshilltari për politikë të jashtme i presidentes Osmani.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai e ka postuar vendimin e presidentes së Kosovës.

“Te dashur miq,me kenaqesi dhe krenari kam pranuar ftesen e Presidentes se Kosoves Vjosa Osmani ,per tu bere pjese e ekipit te saj nese pozicionin e Keshilltarit per Politike te Jashtme.

Deshira dhe vullneti im per ti sherbyer Kosoves si pjese thelbesore e ceshtjes kombetare shqiptare,me kete angazhim merr nje dimension e mundesi te re,per te cilen i jam mirenjohes e falenderues Presidentes Osmani per besimin dhe vleresimin.

Ky angazhim me jep nje mundesi te shkelqyer per te qene midis Tiranes e Prishtines,me te njejtin angazhim politik e publik ,dhe vullnet per te kontribuar avancimit ne menyre te integruar te interesave tona kombetare e shteterore”, ka shkruar Çollaku.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME