Babai i Liridona Murselit ka folur në një lidhje për News24 ku është shprehur se ai ka dyshuar që në fillim tek Naimi.
Babai i viktimës është shprehur se është njoftuar për lajmin e rëndë nga Naim Murseli, bashkëshorti i vajzës së tij, i cili tanimë konsiderohet si i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së të bijës.
Si e mësuat lajmin e vrasjes së vajzës?
Më lajmëroi ai Naimi, pasi e morëm vesh që ishte vrarë shkuam për të gjetur çikën se ku është. Kemi shkuar dhe Naimi na kishte prerë në besë ne. Si është puna e pyeta Naimin. Nisi të më tregonte.’ Po ecnim në rrugë dhe ka na kanë prerë rrugës. Ka thënë Liridona ndale makinën. Unë e hapa derën time. Si është kjo puna që m’u vra vajza në makinë. I thashë ‘si e lë vajzën në makinë’. Tha ‘Liridonës i kërkuan paratë dhe ajo nuk i dha’. Aty kam dyshuar unë. Policia nuk na ka kërkuar të jepnim deklaratë.
Vajza asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me burrin.
Vajza ka jetuar në Suedi dhe ka pasur sigurim dhe para të mëdha.
Ky është dyshimi, për paratë e sigurimit.
Pse u kthyen nga Suedia?
Babai: Naimi u kthye bleu shtëpi dhe i tha vajzës të kthehej dhe ajo. Vajza vinte me fëmijët dhe rrinte këtu me ne. Atë natë më tha se do shkonte në Grashenicë për të ngrënë darkë. Në orën 8 të darkës kam marrë lajmin se ishte vrarë vajza.Ne kemi kërkuar për zhvarrosjen e trupit të vajzës sime. Të vijë këtu në tokën e vetë, pranë babait të vetë. Naimi ka bërë krim të madh. Kush e ka bërë këtë punë e pastë gjynah këtë jetë dhe tjetrën. Kërkojmë drejtësi deri në pikën e fundit.
Intervistën e plotë me babain e Liridonës mund ta dëgjoni në videon më poshtë: