Sistemi financiar i Kosovës ka shënuar një rritje të ndjeshme të vlerës së aseteve gjatë vitit 2025, duke arritur në rreth 8 miliardë euro.
Sipas të dhënave të përpunuara nga gazetari Enis Reçica, kreditë e reja për ekonomitë familjare kanë shënuar rritje të vazhdueshme që nga viti 2020, me një mesatare rritjeje prej 5% në vit, ndërsa interesat mbeten në nivele të konsiderueshme, tha ai në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Arsyeja kryesore e përdorimit të kredive mbetet konsumimi, me rreth 42% të totalit.
Pas saj, sektori i prodhimit përfshin 17.9%, ndërtimtaria 13.9%, ndërsa sektorë të tjerë zënë 15.3%. Shërbimet financiare, qiratë dhe aktivitete të tjera përbëjnë rreth 9% të kredive të disbursuara.