Katër fëmijë vjedhin makinën dhe përplasin për vdekje gruan 71-vjeçare

Policia në Milano ka ndaluar katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, të cilët ditën e hënë përplasën për vdekje Cecilia De Astis, 71 vjeç, në periferinë jugore të Milanos, në zonën e via Saponaro.

Automjeti, një Citroën i vjedhur, doli nga rruga dhe përplasi gruan që po ecte drejt stacionit të autobusit. Goditja ishte fatale, 71-vjeçarja humbi jetën pak çaste më vonë në spitalin e Niguardës, nga plagët e rënda.

Në timon ndodhej një 13-vjeçar, ndërsa shoqëruesit e tij ishin dy djem 11-vjeçarë dhe një vajzë 12-vjeçare. Të gjithë janë fëmijë të lindur në Itali nga familje me origjinë boshnjake, që jetojnë në një kamp rom të paligjshëm në via Selvanesco.

Sipas autoriteteve italiane, asnjëri nga të miturit nuk është i dënueshëm, pasi nuk kanë mbushur moshën penale (14 vjeç).

Policia lokale i identifikoi falë kamerave të sigurisë në zonë. Gjurmët çuan tek një dyqan në një qendër tregtare dhe, përmes pamjeve të brendshme, hetuesit arritën të zbulojnë identitetin e tyre dhe vendndodhjen.

Fëmijët u gjetën mëngjesin e së martës në kampin ku jetojnë, i ndërtuar në mënyrë të paligjshme mbi një tokë private të rrethuar nga mbeturina, furgonë dhe karroca banimi. Kampi ishte më herët subjekt i ndërhyrjeve të policisë për zgjatje në tokë publike.

Makina e përdorur nga fëmijët ishte vjedhur nga disa turistë francezë pak ditë më parë. Gjatë ngjarjes, sipas dëshmive, automjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME