24.7 C
Pristina
E martë, 5 Gusht, 2025

Presidentja Osmani tërheq kërkesën për seancën konstituive nga Kushtetuesja, shkak ky gjyqtar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se e ka tërhequr një kërkesë drejtuar në korrik Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi.

Ajo tha se arsyeja e tërheqjes së kërkesës së saj është gjyqtari serb në Gjykatën Kushtetuese, Radomir Laban.

“Sot në përputhje me ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe rregulloren e kësaj gjykate, kam tërhequr kërkesën numër KO-205/25 të paraqitur në gjykatë më 22 korrik 2025. Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës tashmë të konfirmuar, se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar Ladomir Llaban, për veprimtarin e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024 intitucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta e zyrtare. Sipas këtyre informatave të cilat në vitet 2021 dhe 20244 po ashtu janë ndarë me gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Osmani në konferencë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 22 korrik i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri më 26 korrik – afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here