Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre dy personave, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Në njoftimin e bërë publik të hënën, policia bën të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit dhe kapjen e personave në fjalë, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Kërkojmë nga qytetarët që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të kontaktojë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Informacionet mund të dërgohen përmes: Stacionit më të afërt policor, Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” • E-mail: [email protected]

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here