Çmimet e naftës bien nën 70 dollarë për fuçi, tarifat e reja amerikane rrisin pasigurinë në tregje

Çmimet e naftës ranë nën 70 dollarë për fuçi në tregjet botërore, për shkak të pasigurive që kanë shkaktuar tarifat e reja amerikane ndaj produkteve të importuara. Ekspertët thonë se këto tarifa mund të ngadalësojnë ekonominë globale dhe të ulin kërkesën për energji.

Në tregun e Londrës, çmimi i naftës Brent ra në 69.80 dollarë për fuçi, ndërsa në tregun amerikan, nafta WTI u tregtua me 67.49 dollarë. Rënia erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump vendosi tarifa të reja për mallra nga 69 vende, që shkojnë nga 10% deri në 41%. Tarifat do të hyjnë në fuqi më 7 gusht.

Sipas analistëve, tarifat mund ta rrisin çmimin mesatar të mallrave të importuara në SHBA dhe të ndikojnë negativisht në tregtinë ndërkombëtare. Kjo ka shkaktuar pasiguri te investitorët dhe rënie të ndjeshme në tregjet e naftës.

Ndërkohë, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ka raportuar një rritje të lehtë të çmimit të naftës së papërpunuar të vendeve anëtare, në 75.34 dollarë për fuçi.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here