Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë kallëzimin penal të juristes së medias, Flutura Kusari, ndaj Mentor Llugaliut, të cilin ajo e ka akuzuar për ngacmim të vazhdueshëm online që zgjat tash e tre vjet.
Vendimi i Apelit, njësoj si ai i Gjykatës Themelore, e konsideron se gjuha e përdorur nga Llugaliu ndaj Kusarit nuk përbën vepër penale.
Këtë e ka bërë të ditur vet Kusari në një postim në Facebook, ku ndau disa nga fyerjet dhe kërcënimet që ka marrë ndër vite, të cilat përfshijnë shprehje tejet denigruese dhe seksiste.
“Prokuroria e Apelit e ka refuzu ankesën time në rastin e ngacmimit të obsesionuar më shumë se trevjeçar…”, shkroi ajo, duke shtuar se “do të doja të ndaja publikisht disa pika të arsyetimit të Apelit me juve, por nuk ka ndonjë arsyetim, janë disa rreshta copy-paste nga aktvendimi i Themelores”.