Gjakderdhje në jug të Sirisë, rreth 600 të vrarë, dhuna merr përmasa sektare

Situata në Sirinë jugore ka marrë një kthesë të përgjakshme, me qindra të vrarë gjatë ditëve të fundit, teksa dhuna ka shpërthyer me intensitet të lartë në provincën Suweida – zonë e njohur për praninë e pakicës Druze.Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), me seli në Mbretërinë e Bashkuar, që nga e diela janë vrarë të paktën 594 persona, në një konflikt që ka marrë tashmë përmasa të qarta sektare.

Në mesin e të vrarëve janë 300 pjesëtarë të komunitetit Druze, prej të cilëve 146 ishin luftëtarë, ndërsa 154 civilë. E rëndë është edhe shifra e 83 civilëve të ekzekutuar menjëherë nga forcat qeveritare, sipas raportimeve të SOHR.Nga ana tjetër, humbje të mëdha ka pësuar edhe pala qeveritare, ku raportohet se janë vrarë 257 ushtarakë dhe 18 luftëtarë beduinë. Po ashtu, tre civilë beduinë u vranë në sulme hakmarrëse nga luftëtarët Druze.

Dhuna që ka shpërthyer në këtë pjesë të Sirisë po shihet si një nga episodet më të rënda të përleshjeve sektare në vitet e fundit, duke e rritur frikën për përshkallëzim të mëtejmë në një rajon që prej kohësh konsiderohej relativisht më i qëndrueshëm.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here