Britania dhe Gjermania bëjnë pakt të mbrojtjes, luftojnë për njëra-tjerën në rast sulmi

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania do të bëjnë një pakt të mbrojtjes për herë të parë nga përfundimi i luftërave të mëdha në Europë, pas rritjes së shqetësimit në sektorin e sigurisë në kontinent.

Këto dy shtete që janë pjesë e NATO-s, do të nënshkruajnë një traktat bilateral duke zotuar mbështetje të ndërsjellë në rast të ndonjë sulmi ushtarak, sipas Bloomberg.

Kjo marrëveshje historike pritet të nënshkruhet sot gjatë një takimi mes kryeministrit britanik, Keir Starmer, dhe kancelarit gjerman, Friedrich Merz.

Lëvizja shihet si historike dhe vjen në një kohë kur shqetësimet për sigurinë e Europës janë në rritje, teksa po ashtu nuk dihet qartazi se cili do të jetë roli amerikan në sigurinë e kontinentit.

Sigurisht se si dy vende të NATO-s, Britania dhe Gjermania veç janë të zotuara për mbështetje ushtarake për njëra-tjetrën si pjesë e nenit 5 të NATO-s, mirëpo ky pakt shihet si një garancë shtesë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here