Lista Serbe i ankohet Hanrahanin: “Kërkojmë mbrojtje urgjente të popullit serb”

Delegacioni i Listës Serbe, i kryesuar nga kryetari Zllatan Ellek, u takua dje në Prishtinë me delegacionin e lartë të Departamentit të Shtetit të udhëhequr nga Brendan Hanrahan. Gjatë takimit, ata janë ankuar për shkak të, siç u shprehën ata, “dhunës institucionale gjithnjë e më të theksuar që po ushtrohet ndaj popullit serb në Kosovë, në mungesë të një reagimi adekuat nga autoritetet përkatëse dhe aktorët ndërkombëtarë”.

Lista Serbe ka kumtuar se gjatë një bisede “të hapur dhe konstruktive”, shprehën shqetësimin e thellë lidhur me, siç pretendojnë ata, “veprimet e njëanshme të përditshme të institucioneve në Prishtinë, të cilat e përkeqësojnë edhe më shumë situatën tashmë të brishtë të sigurisë dhe cenojnë të drejtat themelore të popullit serb”.

Ata shtojnë se gjatë bisedës vendosën theks të veçantë në “nevojën urgjente për de-përshkallëzim të situatës në terren, për një reagim të qartë dhe të vendosur të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe për formimin e menjëhershëm të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, një obligim ndërkombëtar i Prishtinës” që, sipas tyre, është injoruar prej vitesh.

“Lista Serbe ka theksuar se janë të nevojshme garanci ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të popullit serb, sepse rregulloret e institucioneve të Kosovës shpesh anashkalohen qëllimisht për të vepruar në dëm të serbëve”.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë përsëritur përkushtimin e tyre për paqe, dialog dhe ruajtjen e sigurisë, por kanë theksuar se pasiviteti dhe heshtja e mëtejshme e aktorëve ndërkombëtarë është e papranueshme në dritën e presioneve gjithnjë e më të shpeshta, arrestimeve dhe diskriminimit të pjesëtarëve të komunitetit serb”, pretendohet në këtë propagandë të radhës së shërbëtorëve të Vuçiqit që veprojnë në Kosovë./Paparaci.com

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here