Përfundon biseda, Putin i thotë Trump se nuk tërhiqet nga qëllimet në Ukrainë

Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, ka njoftuar të enjten se në kuadër të bisedës së gjashtë telefonike mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, janë bërë të qarta qëllimet “për të gjetur një zgjidhje të negociuar” për luftën në Ukrainë.

Mirëpo, Putini ka përsëritur se Rusia është e përkushtuar për “ta përmbushur objektivin e saj për eliminimin e shkaqeve rrënjësore të konfliktit në Ukrainë” dhe se “s’do të tërhiqet nga plani i saj”.

Krahas kësaj, qëndrimi i Rusisë vazhdon të mbesë se bisedimet për paqen duhet të “zhvillohen vetëm ndërmjet Moskës dhe Kievit”.

Sipas raportimeve, Trumpi e Putini s’kanë biseduar për ndalimin e disa dërgesave të armatimit amerikan për Ukrainën.

Që të dy liderët kanë biseduar gjithashtu për Iranin dhe rajonin e Lindjes së Mesme në përgjithësi.

Përfundimisht, të dy liderët janë pajtuar se do të vazhdojnë diskutimet në të ardhmen e afërt.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here