Agim Bahtiri premton largimin nga VV-ja, nëse ajo bën koalicion me PDK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, është shprehur kundër një koalicioni të mundshëm mes VV-së dhe PDK-së.

Në një intervistë për RTV21, ai citohet të ketë thënë se një zhvillim i tillë do ta shtynte atë të largohej nga Vetëvendosje dhe madje të jepte dorëheqje nga posti i deputetit.

“Unë nuk e besoj një gjë të tillë asnjëherë. Por dua ta bëj të qartë që ky është mendimi im personal: në momentin që Vetëvendosje bashkëpunon me PDK-në, unë nuk do të jem më pjesë e asaj liste. Do të largohem nga VV-ja dhe ndoshta do të heq dorë edhe nga mandati im si deputet, për shkak të veprimeve të dëmshme që i ka bërë PDK-ja gjatë periudhës pasluftës,” – ka thënë ai.

Bahtiri pretendoi se Vetëvendosje i ka numrat e mjaftueshëm për të formuar qeverinë.

“Sipas meje, numrat për formimin e qeverisë janë siguruar, dhe brenda dy javëve do ta dëshmojmë këtë para qytetarëve. Ndërsa zgjedhja e kryetarit të Kuvendit nuk është përgjegjësi e qeverisë apo e ndonjë partie të vetme, por e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qeverinë e formon partia që ka marrë besimin e qytetarëve dhe mandatin për ta udhëhequr vendin,” – u shpreh Bahtiri.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here