Franca thotë se pengoi disa dronë të nisur drejt Izraelit para armëpushimit me Iranin

Ushtria franceze mori pjesë në përpjekjet për t’i ndalur dronët iranianë që e kishin në shënjestër Izraelin para arritjes së armëpushimit të kësaj jave, tha të mërkurën vonë ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastien Lecornu.

“Mund të konfirmoj se ushtri franceze pengoi më pak se dhjetë dronë në ditët e fundit gjatë operacioneve të ndryshme ushtarake të kryera nga Republika Islamike e Iranit kundër Izraelit, qoftë përmes sistemeve tokë – ajër, qoftë përmes aeroplanëve tanë luftarakë Rafale” – tha Lecornu gjatë një debati parlamentar rreth situatës në Lindjen e Mesme.

Lecornu tha se Irani kishte hedhur rreth 400 raketa balistike dhe 1 mijë dronë drejt Izraelit gjatë konfliktit 12-ditor që përfundoi me armëpushim, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Izraeli filloi ta sulmonte Iranin më 13 qershor, duke thënë se synonte t’ia shkatërronte kapacitetet e energjisë bërthamore armikut të përbetuar.

Nga sulmet izraelite u vranë disa udhëheqës të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë të Iranit. Sipas autoriteteve iraniane, gjatë konfliktit janë vrarë 610 njerëz, ndërsa gati 5 mijë të tjerë janë plagosur.

Nga sulmet hakmarrëse iraniane u vranë të paktën 28 njerëz dhe u dëmtuan qindra ndërtesa në Izrael. Armëpushimi mes palëve hyri në fuqi të martën.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here