Zyrtarët iranianë festojnë ‘fitoren’ e armëpushimit ndaj Izraelit dhe SHBA-së

Disa autoritete iraniane tashmë po festojnë “një fitore” pasi Trump njoftoi një armëpushim, pavarësisht ndërlikimeve. Zëvendëspresidenti Mohammad Reza Aref tha se “fitorja” nënkuptonte që Irani “i theu bririn SHBA-së dhe Perëndimit në rajon” dhe u tregoi atyre fuqinë e Iranit.

– Advertisement –
Mahdi Mohammadi, një ndihmës i lartë i kryetarit të parlamentit dhe ish-komandantit të IRGC-së, Mohammad Bagher Ghalibaf, gjithashtu festoi atë që ai e quajti një “fitore të madhe historike”.

“Një epokë e re ka filluar”, shkroi ai në X.

Behrouz Kamalvandi, zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, i tha televizionit shtetëror se të tjerët duhet ta dinë se askush nuk mund ta “çrrënjosë” programin bërthamor iranian.

“Duke marrë parasysh kapacitetet dhe aftësitë që zotërojmë, industria bërthamore duhet të vazhdojë dhe nuk do të ndalet”,-shton ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here