Testime të reja mbi Urën e Ibrit, ende s’dihet se kush po i bën

Disa punëtorë janë parë sot mbi Urën e Ibrit duke kryer disa testime. Siç raporton mediumi “KoSSev”, këto testime po kryhen në pjesën e Mitrovicës së Veriut, transmeton Express.

“Punëtorët janë aktualisht në urë, duke aplikuar shirit të verdhë në të gjithë asfaltin, në të dyja anët e urës, si dhe në mes”, raporton KoSSev.

Raportohet se ky test mund të jetë i ngjashëm me testin e qëndrueshmërisë që ishte kryer një vit më parë, kur u përdorën edhe kamionë.

KoSSev duke cituar burime jozyrtare nga KFOR-i, shkruan se testimi i ri i urës dyshohet se po kryhet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, por kjo s’është e konfirmuar.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here