Trump u tërheq ‘veshin’ Izraelit dhe Iranit, ultimatum për Netanyahun: Ktheji mbrapsh avionët!

Trump paralajmëroi Izraelin se do të ishte një “shkelje e madhe” nëse do të hidhte bomba mbi Iranin tani…

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar Iranin dhe Izraelin për shkeljen e marrëveshjes së paqes në Lindjen e Mesme. Duke folur me gazetarët përpara se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, Trump deklaroi se nuk ishte “i kënaqur” me veprimet e Izraelit dhe Iranin, por veçanërisht Izraelit theksoi ai.

Trump tha se kapacitetet bërthamore të Iranit janë “zhdukur” dhe thotë se Teherani nuk do ta rindërtojë kurrë programin e tij bërthamor.

“Izraeli, sapo arritëm marrëveshjen, doli dhe hodhi një ngarkesë bombash, të tilla që nuk i kam parë kurrë më parë. Ngarkesa më e madhe që kemi parë ndonjëherë. Nuk jam i kënaqur me Izraelin. E dini, kur them në rregull tani keni 12 orë, nuk dilni me vrap për të sulmuar, thjesht lini gjithçka që keni, kështu që nuk jam i kënaqur me ta. Nuk jam i kënaqur as me Iranin”, tha ai.

Në një postim të mëvonshëm në rrjetin social “Truth Social”, Trump paralajmëroi Izraelin se do të ishte një “shkelje e madhe” nëse do të hidhte bomba mbi Iranin tani dhe e urdhëroi atë të tërhiqet mbrapsht pilotët në mënyrë urgjente.

“Izrael, mos i hidhni ato bomba, nëse e bëni, është një shkelje e madhe. ktheni pilotët në shtëpi, tani! donald j. Trump, President i Shteteve të Bashkuara”, shkruan Trump.

Kujtojmë se pak orë më parë Izraeli ngriti pretendimet se Irani kishte qëlluar raketa balistike në drejtim të territorit të tij dhe se mburoja e saj kishte kapur dy të tilla. Sipas asaj që pretendon ushtria izraelite raketat ishin lëshuar 2.5 orë pas arritjes së marrëveshjes. Ndodhur në këto kushte Izraeli vendosi t’i përgjigjej me një sulm të fuqishëm Iranit pasi e akuzoi atë për shkelje të marrëveshjes.

Nga ana tjetër Irani ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike se kishte lëshuar raketa në drejtim të Izraelit pas arritjes së marrëveshjes. Situata mbetet e tensionuar, me palët që duket se provokojnë njëra-tjetrën, por reagimi i Trump i dërgoi do të bëjë Izraelin që të mendohet mirë para se të godasë sërish Iranin.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here