Ironizon Kurti: Jam në vitin e pestë të mandatit dhe s’kam marrëveshje me opozitën

Albin Kurti nuk është shprehur i shqetësuar për ngërçin institucional, derisa vazhdon të qëndrojë në krye të qeverisë në detyrë. Ai ka gjetur kohë edhe të tallet pak me rivalët e tij në opozitë.

Kryeministri në detyrë tha se po hyn në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të tij, ndërsa institucionet e reja ende nuk janë konstituuar pas zgjedhjeve të fundit.

Ai tha se ndryshe nga praktikat demokratike, opozita në Kosovë nuk po tenton të shkurtojë mandatin e qeverisë, por përkundrazi, po e zgjat atë.

Kurti tha se nuk ka një shpjegim të qartë për këtë sjellje institucionale dhe e quajti situatën të pakuptueshme.

Ai theksoi se sa më shpejt që të konstituohet Kuvendi me votim të fshehtë për kryesinë, aq më shpejt do të mund të formohet edhe qeveria e re.

“Ju gjithmonë e dini që kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të 5-të të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet që t’ia shkurtojë mandatin qeverisë. Përveç opozitës kosovare, e cila, siç jeni dëshmitarë të gjithë ju, po ka zgjatë mandatin qeverisë Kurti. Dikush edhe mund të mendojë që kemi marrëveshje. Pra, ne si qeveri në detyrë kemi marrëveshje me opozitën aktuale që të qëndrojmë sa më shumë në pushtet”, tha ai.

“Por ju siguroj që kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam shpjegim për këtë sjellje nëpër të cilën po kalojnë institucionet e Kosovës”, tha Kurti.

Kurti shtoi se ndërkohë që nuk ka qeveri të re, “ka qeveri në detyrë”.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here