Shtetet e Bashkuara kanë hedhur 12 bomba të tipit “bunker buster” mbi impiantin bërthamor iranian të Fordow-t, duke përdorur gjashtë avionë bombardues B-2. Lajmi është dhënë për CNN nga një burim amerikan .
E njëjta burim shtoi se nëndetëset amerikane kanë lëshuar 30 raketa cruise Tomahwk (Tlam) ndaj dy impianteve të tjera bërthamore iraniane: Natanz dhe Isfahan. Po ashtu, një nga avionët B-2 ka hedhur edhe dy bomba “bunker buster” mbi impiantin e Natanzit.