Forcat Ajrore të Izraelit kanë publikuar një video të re, që siç thonë, është nga zemra e Iranit. Sipas përshkrimit të vendosur nga ta, në video është momenti kur zbulojnë një skuadër ushtarake të Iranit që po qëllonte me raketa kundërajrore ndaj aeroplanit që i kishte zbuluar, raporton Express.
Për pak sekonda, avioni izraelit sulmon lëshuesin e raketave dhe eleminon skuadrën iraniane që kreu sulmin ndaj aeroplanit.
“Dokumentim nga zemra e Iranit :Një avion i Forcave Ajrore që operonte në qiellin iranian dje zbuloi një skuadër lëshimi që qëlloi raketa kundërajrore drejt tij”, shkruan në faqen zyrtare të Forcave Ajrore të Iranit.