Të hënën në mbrëmje, dhjetëra iranianë udhëtonin nga Teherani drejt veriperëndimit të vendit.
Skenat vijnë pasi ministri i mbrojtjes i Izraelit dhe presidenti amerikan Donald Trump bënë thirrje dje për evakuimin e njerëzve nga Teherani.
OVER 10 MILLION PEOPLE IN TEHRAN AT 3AM ARE BEING ORDERED TO LEAVE THEIR HOUSES “IMMEDIATELY” BY A POST ON SOCIAL MEDIA BY THE POTUS
Pure evil. pic.twitter.com/CZQ1Qdle09
— Sulaiman Ahmed (@ShaykhSulaiman) June 16, 2025
Ministria izraelit tha se banorët e Teheranit do të detyroheshin të paguanin çmimin e “diktaturës dhe të evakuonin shtëpitë e tyre nga zonat ku do të jetë e nevojshme të sulmoheshin objektivat e regjimit dhe infrastruktura e sigurisë në Teheran”.
Sipas fotove të kapura nga Reuters, banorët e Teheranit po lëvizin drejt qytetit të Karaj nga ku po shkojnë drejt veriperëndimit të vendit, më saktësisht drejt Chalus.Ndërkohë, priten sulme të reja izraelite ndaj objektivave në Teheran.