Izraeli thotë se ka vrarë gjeneralin më të lartë iranian në një sulm në Teheran

Forcat e armatosura izraelite kanë njoftuar se kanë vrarë gjeneralin Ali Shadmani, kreun e Shtabit Qendror të Khatam al-Anbiya, në një sulm të kryer në Teheran.

Sipas ushtrisë izraelite, Shadmani konsiderohej si komandanti më i lartë ushtarak i Iranit dhe njeriu më i afërt me udhëheqësin suprem iranian, Ali Khamenei, transmeton klankosova.tv.

Ai ishte emëruar në këtë post pas vrasjes së paraardhësit të tij, Gholamali Rashid, i cili u vra më herët gjatë javës nga një tjetër sulm i supozuar izraelit.

Autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë asnjë koment zyrtar lidhur me pretendimet e Izraelit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here