Ushtria izraelite vrau 41 palestinezë të dielën në Gaza, thonë mjekët

Forcat izraelite vranë me armë zjarri e sulme ajrore të paktën 41 palestinezë në pjesë të ndryshme të Gazës të dielën, thanë autoritetet lokale shëndetësore. Pesë prej viktimave u vranë afër dy pikave për shpërndarjen e ndihmave, që menaxhohen nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i përkrahur nga Shtetet e Bashkuara.

Mjekët në spitalin “Al-Awda” në pjesën qendrore të Rripit të Gazës thanë se të pajtën tre njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit, kur ata po mundoheshin t’i afroheshin një pike të GHF-së për shpërndarjen e ndihmave afër korridorit të Netzarim-it. Dy të tjerë u vranë rrugës për te një pikë tjetër e ndihmave në Rafah, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Nga një sulm ajror u vranë shtatë njerëz të tjerë në qytezën Beit Lahiya, në pjesën veriore të enklavës, thanë mjekët. Në kampin “Nuseirat” në qendër të Rripit të Gazës, mjekët thanë se nga një sulm ajror izraelit u vranë të paktën 11 njerëz në një shtëpi. Viktimat e tjera u shënuan nga sulme të ndara ajrore në pjesën jugore të Rripit të Gazës, thanë mjekët.

Nuk pati koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite.

GHF-ja filloi që të shpërndante pako ushqimore në Gaza në fund të majit, pasi Izraeli hoqi pjesërisht një bllokadë të plotë gati tremujore. Shumë palestinezë janë vrarë nga të shtënat pothuajse të përditshme gjatë përpjekjeve për të siguruar ushqim.

GHF-ja tha se e rinisi shpërndarjen e ndihmave ushqimore të dielën, duke dhuruar më shumë se dy milionë shujta nga tri qendrat e saj të shpërndarjes, pa ndonjë incident.

Kombet e Bashkuara e kanë kundërshtuar sistemin e ri të shpërndarjes së ndihmave, i cili mbështetet nga Izraeli, duke e cilësuar si të rrezikshëm dhe shkelje të parimeve humanitare të paanshmërisë.

COGAT-i, agjencia ushtarake izraelite për bashkërendimin e ndihmave, tha se këtë javë e kishte lehtësuar hyrjen e 292 kamionëve me ndihma humanitare në Gaza nga Kombet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar, përfshirë ushqimin dhe miellin.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here