Gjendje alarmante e sigurisë në vend – Ja çka ndodhi vetëm brenda 10 ditëve të fundit

Gazetari Besnik Velija, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se gjendja e sigurisë në vend është alarmante.

Ai përmend një seri ngjarjesh të rënda brenda 10 ditëve të fundit në Kosovë.

“Shperthimi i bombes ne tregun e Prizrenit qe la te plagosur 9 persona. Vjedhja ne pike te dites me kallashnikov ne argjendarine e Suharekes, ku u plagos nje polic e ku dukshem ishin te rrezikuar gjithe ata qe ndodheshin ne afërsi. Dhe ngjarja tragjike e ndodhur sonte ku eshte vrare nje person ne periferi te Prishtines”, shkruan Velija.

Ai i përmend se ministri Sveçla është i fikësuar me veri të vendit, ndrkohë që 90 për qind e territorit dhe popullatës eshte lene ne harrese, nen kercenim te perditshem te hajnave e krimineleve.

Po ashtu, vlen të përmendet se gjatë këtyre 10 ditëve jane raportuar edhe disa raste vetëvrasjes, të cilat policia është duke i hetuar.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here