Raportimet e fundit tregojnë për bombardimin e aeroportit të Tabrizit nga forcat ajrore izraelite, me pamje të shpërndara nga mediat iraniane, raporton Anadolu Agency.
Izraeli njoftoi se sulmet do të vazhdojnë për disa ditë, teksa po synohet të dëmtohen kapacitetet iraniane për krijimin e armëve bërthamore.
◾ The Israeli army continues its attacks across Iran
💥New Israeli attack near Tabriz Airport in northwestern Iran reported, sounds of explosions heard, according to Iranian media
➡ Israeli army says the operation to 'strike Iranian nuclear program and its long-range missile… pic.twitter.com/Q3BIeLF3fP
— Anadolu English (@anadoluagency) June 13, 2025
Si pjesë e sulmeve të sotme, Izraeli njoftoi se ka përdorur rreth 200 avionë ushtarakë duke goditur mbi 100 caqe ushtarake e bërthamore, sidomos atë në Natanz. Po ashtu, Mossadi kreu disa operacione speciale në Teheran, duke eliminuar tri figura kyçe ushtarake të Iranit.