Aktori i famshëm, Orlando Bloom, i është nënshtruar një trajtimi në 24 orët e fundit, me qëllim që të pastrojë gjakun e tij nga mikroplastikat dhe substancat toksike.
Këtë e ka zbuluar vetë 48-vjeçari përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”. Bloom zgjodhi një klinikë në Londër, e cila premton se për një tarifë prej 11,800 eurosh ai mund të eliminojë si mikroplastikat ashtu edhe substancat toksike nga trupi i njeriut.
Aktori madje postoi një foto të vetes gjatë procedurës, e cila i ngjan një marrjeje gjaku, duke falënderuar publikisht Klinikat Clarify.
Orlando Bloom pagoi 11,800 euro për të “hequr” mikroplastikën dhe substancat toksike nga gjaku i tij – Pse po reagojnë shkencëtarët?
Megjithatë, shkencëtarët janë skeptikë ndaj pretendimit të klinikës, duke këmbëngulur se nuk ka prova të besueshme për të mbështetur pretendimet e saj.