Pagëzohet si i krishterë Sabit Geci, ish-komandanti ndërron fenë dhe emrin

Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci është pagëzuar në Famullinë e Shën Mëhillit në Doblibarë.

Përveç fesë, Sabiti e ka ndërruar emrin dhe se tani e tutje do të quhet Kastriot.

“Kastriot, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Amen”, thuhet në njoftimin e Famullisë.

E plotësuar:

Mirëpo, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci mohon se e ka ndërruar emrin dhe fenë.

“Kjo është hajgare. Këto janë hajgare”, i tha ai Gazetës Express. “Unë absolutisht nuk kam nevojë me e ndërru fenë sepse nuk jam fetar fare”, tha Geci.

Për 28 Nëntor, Geci tha se e ka vizituar kishën në Llapushnik të Drenasit dhe një xhami në Podujevë, imamin e së cilës tha se e ka mik.

“Unë nuk jam fetar fare, hiç ,hiç. Bile qeta me mjekrra i urrej, shumë i urrej. Me dalë ai me e quejt flamurin leckë, me dalë ai tjetri me thanë bën me marrë çikën a axhës për grua, s’sështë haram, kjo është tmerr o vëlla”, tha ai.

Sabit Geci mohon se e ndërroi emrin dhe fenë: Kjo është hajgare, unë s’jam fetar fare

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here