Një shpërthim ndodhi sot në oborrin e minierës së “Trepçës” në Stan Tërg, ku gjatë procesit të zbrazjes së hirit nga një cisternë, shpërtheu kapaku i kamionit.
Fatmirësisht, nuk u raportua për të lënduar nga ky incident.
Nga shoqëria aksionare “Trepça” pohojnë se incidenti ndodhi gjatë orës 10:15, gjatë lidhjes së zorrës së kamionit.
“Menjëherë është ndërhyrë nga ekipi teknik, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se pajisjet ndihmëse (gypi i sillosit dhe zorra e zbrazjes) ishin funksionale. Sipas vlerësimeve fillestare, shkaktari i mundshëm është dobësimi i bulonave të kapakut, që ka lejuar rritjen e presionit dhe dëmtimin e tij”, thuhet në njoftim.