Caktimi i datës për zgjedhjet lokale: Fillon takimi i Osmanit me partitë politike, mungon vetëm Kurti

Ka filluar takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Në këtë takim nuk është prezent vetëm kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Në këtë takim VV-ja po përfaqesohet nga Albulena Haxhiu.

Ftesës së shefes së shtetit i janë përgjigjur të gjitha partitë, ndërsa Osmani pritet që datën e këtyre zgjedhjeve të caktojë pas takimit.

Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Osmani, dje ka thënë se data do të caktohet pas konsultimeve.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjeherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve.”, ka thënë Kupina.

Shoqëria civile ka vlerësuar se presidentja e Kosovës është dashur më herët ta thërres një takim të tillë.

Eugen Cakolli nga KDI ka bërë me dije se ky proces është dashur të iniciohet shumë më herët.

“Presidentja Osmani i paska ftuar subjektet politike në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Edhe pse kjo është brenda afatit ligjor, procesi ka mundur të iniciohej shumë më herët – prej muajsh – për të pasur më shumë fleksibilitet dhe më shumë data në dispozicion. Tashmë kanë mbetur vetëm 7 të diela të mundshme (nga 14 sa ishin në total) kur mund të mbahen zgjedhjet lokale”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka përjashtuar mundesinë që në ketë takim të diskutohet ndonjë temë tjetër.

Para takimit, ai ka bërë me dije se në këtë takim do të flitet vetëm për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

“Do të caktohet data e zgjedhjeve lokale kjo ishte tema e diskutimit. Jo, jo vetëm për lokale do të ketë”, ka thënë Abdxhiku.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here