Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar se të gjitha shërbimet konsullore, si: pasaporta, letërnjoftime, certifikata, e të tjera, do të ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht.
Caktimi i terminit bëhet përmes platformës zyrtare elektronike e-Kosova.
Nga Ambasada kanë dhënë edhe udhëzime se si duhet caktuar termini në këtë platformë:
– Hyni në platformën eKosova
– Zgjidhni : Shërbimet Konsullore
– Klikoni: Terminet për misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës
– Zgjidhni: Ambasada – Austria, Vjenë
– Zgjidhni shërbimin përkatës dhe vazhdoni me aplikimin
Më pas, sipas terminit të caktuar, shtetasit tanë atje duhet të paraqiten në Shërbimin Konsullor të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri.