Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë.
Forcat policore janë duke kryer bastisje në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të kësaj ministrie.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente ka filluar zbatimin e një urdhërkontrolli në Prishtinë, mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
“Pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, mund të bëhen publike informacione shtesë”, thuhet në konfirmimin e Policisë.