Ambasadori i ShBA-së në Izrael akuzon Britaninë e Francën për hipokrizi pse po e lypin fundin e luftës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Izrael, Mike Huckabee, i ka kritikuar ashpër Britaninë dhe Francën për përshkallëzimin e retorikës dhe veprimeve të tyre për presion ndaj Izraelit që t’i japë fund luftës në Gaza dhe për ta luftuar krizën humanitare atje.

Duke folur në Radion e Ushtrisë në Izrael, Huckabee refuzoi të tregonte nëse Shtetet e Bashkuara janë duke planifikuar veprime për ta mbrojtur Izraelit nga masat e Britanisë dhe Francës, por tha se është “i indinjuar” nga veprimet e dy fuqive evropiane, “të cilat u sulmuan nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore”, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Sipas ambasadorit amerikan në Izrael, Franca dhe Britania “duket të kthehen (në kohë) dhe ta kujtojnë historinë e tyre”, duke shtuar se në vend se të pajtoheshin me një “barazim”, këto dy shtete “e bombarduan fort Gjermaninë dhe kjo është ajo që e përfundoi luftën, ishte një fitore vendimtare”.

Më tej, diplomati amerikan e kritikoi atë që e quajti “hipokrizi” të Parisit dhe Londrës që tani po kërkojnë nga Izraeli që t’i japë fund luftës pa e mposhtur plotësisht Hamasin, duke e lënë grupin palestinezë “të pretendojë se ka fituar”.

Para disa ditëve, Franca dhe Britania e paralajmëruan Izraelin për masa, nëse nuk e ndërpret ofensivën ushtarake në Gaza. Më vonë, Britania vendosi që t’i ndërpresë bisedimet tregtare me Izraelin.

Masa ka paralajmëruar edhe Bashkimi Evropian. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha të martën se BE-ja do të rishikojë një pakt me të cilin qeverisen marrëdhëniet politike dhe ekonomike me Izraelin për shkak të situatës “katastrofale” në Gaza.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here