Jozwiak: Tjetër ditë e madhe për Shqipërinë sot, po hap 8 kapituj të anëtarësimit në BE – i vetmi vend që po ecën përpara

Redaktori për Europë i Radios Europa e Lirë, Rikard Jozwiak flet për “një tjetër ditë të madhe” sot për Shqipërinë.

Ai shkroi në X se Shqipëria do t’i hapë 8 kapitujt e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Jozwiak thotë se Shqipëria është i vetmi vend kandidat që po ecën përpara drejt anëtarësimit në BE.

“Një ditë tjetër e madhe sot për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE – hapja e 8 kapitujve të anëtarësimit (ose grupi 3 sipas gjuhës së re të BE-së). Aktualisht i vetmi vend kandidat që po ecën përpara, ndërsa të tjerët mbeten të bllokuar për momentin”, shkroi ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here