‘Shpulla diplomatike’ belaxhinjve ballkanas nga BE: Kaja Kallas në Beograd, Prishtinë dhe Shkup

Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, do të vizitojë tre shtetet e ngecura ballkanike në rrugëtimin evropian duke e nisur nga Beogradi. Sinjalet ishin se qasja këtë herë është ca më e ftohtë. Kryediplomatja evropiane ishte e gjitha biznes me të zbritur në Beograd, transmeton Gazeta Metro.

Shefja e diplomacisë Kallas pak kohë pasi zbriti në aeroportin e Beogradit ku u prit nga ministri serb i punëve të jashtme Marko Djuric e publikoi një shkrim në llogarinë e saj në X. Shkurt e qartë.

“Sërish në Ballkanin Perëndimor.

Do të vizitoj Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në dy ditët e ardhshme dhe do të angazhohem me qeveritë dhe shoqërinë civile në rrugën e tyre drejt BE. Është një domosdoshmëri që Dialogu Beograd-Prishtinë të ecën përpara. Tani është koha për ri-angazhim.”

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here